-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tenderi i dyshimtë 300 milionë lekë i Sakos për mbjellje pemësh (Dokumentet)

Kryesoret

Emiriana Sako, që në 14 Maj fitoi besimin e qytetarëve të Durrësit për të drejtuar bashkinë për 4 vitet e ardhshme vazhdon me tenderat e dyshimtë.

290 milionë lekë ishte vlera e fondit limit (pa llogaritur TVSH-në) për të gjelbëruar qytetin bregdetar brenda 30 ditëve. Fitues Sako shpalli kompaninë “ALBGARDEN SHPK” në pronësi të Pjetër Trashajt. “5Pyetjet.al” sjell dokumentet.

Në garë ishin edhe tre kompani të tjerë por që janë skualifikuar për mungesa dokumentesh dhe kriteresh. Sipas dosjes së tenderit “Buna” nuk ka paraqitur ofertë, kurse “Ulza” dhe bashkimi i operatorëve “AGRO KORANI dhe CURRI” nuk paraqitën dokumentacionet e rregullta.

Në fund fitues u shpall Pjetër Trashaj me ofertë 10 milionë lekë poshtë fondit limit. Faqja që monitoron prokurimet publike ka ngritur dyshime të forta për procedurën e këtij tenderi duke sinjalizuar me flamur të kuq pikërisht për skualifikimin e garuesve të tjerë duke i lënë fitoren në fund “ALBGARDEN SHPK”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit