Nga kontrollet e zhvilluara nga Policia Kufitare përgjatë vijës bregdetare të Vlorës, Sarandës dhe Himarës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik është bllokuar një tjetër skaf duke e quar në 7 numrin vetëm gjatë kësaj jave.
Drejtuesi i mjetit lundrues udhëtonte pa dokumentacione dhe ka sjellë që ai të gjobitet dhe ti bllokohet skafi.
Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj.
Mjeti lundrues skaf u bllokua deri në shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit të tij, me dokumentacionin përkatës.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.