-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kilicdaroglu nuk e pranon humbjen: Procesi zgjedhor ishte i padrejtë

Kryesoret

Kandidati për president të Turqisë, Kilicdaroglu ka thënë se do të vazhdojë luftën e tij për demokraci dhe u ka kërkuar mbështetësve të tij që të vazhdojnë luftën e tyre.

Kilicdaroglu e quajti procesin zgjedhor më të padrejtën në vite.

“Të gjitha mjetet e shtetit u mobilizuan për një parti politike dhe u vunë në këmbët e një njeriu”, tha kreu i CHP, raporton Al Jazeera.

Ai shtoi: “Dua të falënderoj krerët e Aleancës Kombetare, organizatat e tyre, votuesit tanë dhe qytetarët që mbrojtën kutitë e votimit dhe luftuan kundër këtyre presioneve imorale dhe të paligjshme”.

“Si njeri i këtij vendi, unë kam luftuar gjithmonë për të drejtat dhe drejtësinë tuaj, në mënyrë që askush të mos ju shtypë, në mënyrë që të jetoni me bollëk dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha gjithashtu Kilicdaroglu.

Kreu i CHP tha se “vullneti i popullit për të ndryshuar regjimin autoritar është shfaqur pavarësisht të gjitha presioneve”.

Ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të kësaj lufte derisa të vijë demokracia e vërtetë në vendin tonë, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit