-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri në spital! Mediat greke: Po s’u lirua për betimin, humbet mandatin

Kryesoret

Prej 4 ditësh kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është i shtruar në spitalin burgut. Shkak për këtë janë bërë problemet me zemrën që ka shfaqur Beleri. “Ai ka pasur probleme me zemrën dhe për këtë arsye është dërguar në spitalin e burgut. Në spital ndodhet edhe Pandeli Kokaveshi. Megjithatë, shëndeti i tyre nuk është në rrezik” shkruajnë mediat greke, konkretisht “Tanea” që i kushton hapësirë zhvillimeve mbi Fredi Belerin.

Nga ana tjetër bëhet me dije se Apeli i GJKKO pritet të caktojë datën për seancën mbi ankimin e kryebashkiakut të Himarës. Beleri kërkoi në ankimimin e tij pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet. Në këtë pikë, mediat greke citojnë vëllanë e Belerit që ka frikë se do të humbasë mandatin.

Fredi Beleri merr një lajm të keq në spital

Tanea” thekson se Beleri ka frikë se autoritetet do të vazhdojnë të vonojnë procedurat për të kaluar kohën që ka të drejtë të betohet për të humbur mandatin e fituar në 14 Maj. “Sipas vëllait të Fredi Belerit, Leonardo, duhet të kalojnë dy muaj nga zgjedhja për t’u betuar kryetar i Bashkisë së Himarës, megjithatë frika e të gjithëve është se autoritetet shqiptare do t’ia zgjasin masën e paraburgimit me qëllimin përfundimtar për të mos bërë betimin dhe për të humbur bashkinë e Himarës” mbyllet artikulli.

Ai u arrestua me akuzën e blerjes së votave duke shkaktuar edhe një klimë të tensionuar në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Athina zyrtare kërkon lirimin e tij, por SPAK është i vendosur për ta mbajtur në qeli duke deklaruar se ka prova me video dhe audio që e implikojnë në krim elektoral.

“Më dhemb zemra”! Fredi Beleri çohet me urgjencë në spital

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit