Moderatorja Dojna Mema e cila ka disa kohë që mungon në ekranin shqiptarë pasi u bë nënë e një dali është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme.
E gjitha nisi nga një postim i moderatores në rrjetet sociale ku shkruante:“Unë nuk jam serbe larg qoftë”
Pikërisht ky postim i saj i ka sjell asaj qindra mesazhe kundra saj me komentues që shpreheshin se ajo është një figurë publike dhe nuk i shkon që të flasë apo të nxis urrejtje
Regimi i Dojan Memës në InstaStory:
“Më vjen një lum mesazhesh ku më thonë je personazh publik, kjo nxit urrejtje ndaj rracës. Njerëz mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës.
Dhe për sa kohë nuk bëjnë një hap mbrapa, ta pranojnë, nuk mund të ketë një dorë-dhënie. Flasim për një shtet që sot e ksaj dite i mëson fëmijët që në bankat e shkollës me historinë për së prapthi. Duke thënë që Kosova është Serbi.
Kshuqë larg qoft o Zot të jem serbe, është minimumi që mund të them”, shprehet Dojna Mema.
Më tej Dojna ka vazhduar me një tjetër postim ku shprehet se koncepti luftë është i gabuar pasi ajo që Serbia i ka bërë Kosovës është Masakër.