-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vettingu shkarkon drejtorin e policisë: Nuk tregoi pasurinë (VENDIMI)

Kryesoret

Drejtori i policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga vettingu. Vendimi është marrë në datë 26 Maj nga trupa vlerësuese e ngritur brenda strukturës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që drejtohet nga Ardi Veliu. Në vendim theksohet se Vehbi Bushati nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë, deklaratën e kontrollit të figurës dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale.

“Për këto arsye Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, bazuar në nenin 32, pika 3, nenin 36  pika 1.1, nenin 44 pika 1.1, të ligjit nr.12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar, vendosi;

Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të  subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të  Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”. Vehbi Bushati ka qenë një drejtues karriere i emëruar në disa rrethe dhe në fund shkarkohet nga vettingu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit