-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç kërkon tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga veriu

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, ashtu si edhe të kryetarëve të komunave me kombësi shqiptare.

Vuçiq i bëri komentet në takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, njofton kabineti i tij.

“Shpresoj se do të mund ta bindni [kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që t’i tërheqë forcat e tij dhe kryetarët personalë nga veriu”, tha Vuçiq.

Tensionet në veri, policia e Kosovës: 2 serbë janë në paraburgim

Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, raporton Radio-Televizioni i Serbisë.

Sipas komunikatës që iu dërgua mediave, Vuçiq tha, po ashtu, se Serbia do ta vazhdojë komunikimin me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me “besimin më të mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

“Presidenti shprehu keqardhjen e tij për ushtarët e lënduar të KFOR-it, por theksoi se një numër shumë më i madh i serbëve u plagosën, se kundër tyre u përdorën armë zjarri dhe forcë e madhe fizike, edhe pse ata që në fillim bënë rezistencë të padhunshme”, thuhet në deklaratë.

Tridhjetë ushtarë të KFOR-it u plagosën të hënën në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – ku protestues serbë kundërshtuan kryetarin e ri shqiptar.

Vuçiq, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.

Takimet vijnë një ditë pasi protestues serbë në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – u përplasën me ushtarë të KFOR-it./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit