-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evis Berberi firmos tenderin e dyshimtë 19 milionë euro

Kryesoret

Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi ka dhënë një tjetër tender të dyshimtë. Bëhet fjalë për rrugën Berat – Ballaban, loti 3, që ka një vlerë jo të vogël. 2.2 miliardë lekë ishte fondi limit që vuri në “tavë” Berberi për firmën fituese.

Në garë morën pjesë vetëm katër kompani. Bashkimi i operatorëve “Agbes construksion” & “Balili” & “Arti” janë skualifikuar bashkë me “Alb-Star” dhe “Salillarin”. Në fund është “Albavia” që mori tenderin e majmë, plot 1.8 miliardë lekë nga 19 milionë euro që ishte tavani.

Por faqja që monitoron prokurimet publike e ka kapur me flamur të kuq me argumentin se Berberi ka skualifikuar të gjithë operatorët që ishin në garë duke lënë në fund kompaninë “Albavia” që i dha tenderin. Në dokumentacion, Evis Berberi thotë se fituesi u bë duke zgjedhur ofertën ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto.

E ndërsa dy të tjerat, “Agbes construksion” dhe “Alb-Star” dhanë ofertë më të lartë se “Albavia”, “Salillari” që kishte ofertë më të vogël u skualifikua me argumentin se nuk përmbush kapacitetet teknike për disponimin e mjeteve dhe pajisjeve.

Këto manovra kanë krijuar dyshime të forta mbi këtë tender duke sinjalizuar me flamurin e kuq, por institucionet që duhet të merret me thellimin më tej duket se si gjithmonë janë në gjumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit