-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të takohet me Vuçiçin në Moldavi? Osmani: S’e kam ndërmend

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, tha se nuk e ka në plan që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një deklarim për media, Osmani deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë organizohet në Bruksel dhe i takon Bashkimit Evropian që të përcaktojë datën kur është e domosdoshme që të bëhet një takim i tillë.

Ajo po ashtu u shpreh se shtetet aleate duhet të ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri, derisa shtoi se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel.

“Ne si rajon e në veçanti si Kosovë jemi vazhdimisht përball sfidës së ndikimeve hibride që Rusia dhe satelitët e saj janë duke tentuar që t’i shtyjnë përpara për ta destabilizuar Evropën. Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë.

Unë jam këtu për të kërkuar përkrahjen e partnerëve tanë për t’i luftuar këto tendenca si dhe të parandalohet ndikimi i këtyre tendencave dhe propagandës. Vuçiçi është i interesuar që përmes bandave kriminale të destabilizojë vendin, s’duhet të lejohet një gjë e tillë… Prandaj, koordinimi me aleatët tanë është shumë i rëndësishëm”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit