-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuza e fortë e Berishës: Rama ka blerë fitoren në Durrës dhe Elbasan!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se më 14 maji, ditën e zgjedhjeve rreth 160 mijë votues kishin shkuar në qendrat e votimit larg vendbanimeve ku ishin emrat e tyre dhe nuk kishin arritur të votonin duke u kthyer pas, gjë që e cilësoi si një vepër të kryeministrit Rama dhe ministrit Bledi Çuçi.

Berisha u kthye pas në zgjedhjet e vitit 2021, duke thënë se opozita asokohe u mor me karrigen dhe shikonte si të qeveriste me Edi Ramën e të dilte kundër Berishës.

“Për herë të parë pas vitit 2001 u përdor ndryshimi i adresave. 1.3 milionë zgjedhës ndryshuan adresën, disa prej tyre në vende fqinje. Ne e kemi konstatuar dhe e kemi çuar në SKAP. Edi Rama dhe Çuçi kishin skemën e përjashtimit të mijërave nga votimit. Atë ditë ndodhi që 160 mijë shkuan të votojnë dhe nuk votuan. Shkoi në Përrenjas kur e kishte në Tiranë, e kishin në Tropojë e me radhë. Ky ishte mekanizmi.

Kjo praktikë manipulimi u përdor në vitin 2001. Kur gjetëm se 1.3 mln vetëve iu ndryshua qendra e votimit, Rama dhe Çuçi refuzuan të rikthejnë listat si ishin. Opozita ka marrë 40% të votave se 100 mijë vota i mori logoja. Ky është deformimi absolut. Është grabitje e mandateve. Nëse në 2021 do bëhej ky proces dhe opozita do ngrihej në të drejtën e saj Rama nuk do guxonte kurrë të çonte zarfe në mes të fushatës.

Por opozita asokohe u mor me karrigen dhe shikonte si të qeveriste me Edi Ramën dhe shikonte si të dilte kundër Sali Berishës. Votën nuk e mbroj me armë. Po e mbroj votën dhe të jeni të bindur se po punojmë. Opozita nuk ka fituar, por as ai nuk ka fituar. Ai e ka blerë fitoren. 100% është blerë në Durrës e Elbasan. Kam thënë para 3 muajsh që zgjedhje me Ramën nuk ka”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit