Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar në lidhje me intervistën e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për CNN ku është shprehur se Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet nga prilli i vitit 2013 e deri më sot.
Sipas Bislimit kjo deklaratë e Vuçiç është një propagandë e pastër ku në shkrimin e tij ka publikuar disa nga shkeljet e kryera nga Serbia.
“Gjatë kësaj jave, në CNN, Vuçiç tha se Serbia ka zbatuar të gjithë marrëveshjet nga prilli 2013 e deri më sot. Kjo nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me realitetin. Është shtrembërim i fakteve dhe propagandë e pastër. Më poshtë një listë e vetëm disa prej shkeljeve të rënda të kryera nga Serbia”, shkruan Bislimi.
During this week, on CNN Vucic said that Serbia has implemented all the agrmt. from April 2013 until today. This is not true & inconsistent with reality. It’s twist of facts & pure propaganda.
Below a list of just some of the serious violations committed by Serbia: pic.twitter.com/wgYBOAfcSP
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) June 3, 2023