-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjike në Tiranë! Dy makina përplasin për vdekje 7-vjeçarin

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Bërxullë pasi është përplasur për vdekje një 7-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë i mitur ndodhej në rrugë kur janë përplasur 2 makina ë cilat e kanë marrë para duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija” ku janë përplasur automjeti me drejtues 30-vjeçarin me inicialet E. H. dhe automjetin me drejtues 63-vjeçarin N. A.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit