-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhduket oferta 1 mln Euro më e vogël! Berberi i jep tenderin në “tavë” Gjokës (Dokumentet)

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon që të firmosë tendera të dyshimtë. Evis Berberi i ka dhënë një tender bashkimit të operatorëve të udhëhequr nga Rrok Gjoka dhe Musa Selami. “5Pyetjet.al” ju sjell dokumentet e tenderit me afat 18 muaj për t’u realizuar.

 

Tenderi është për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Ura e Cerenecit – Peshkopi (Peshkopi – Maqellarë), loti 3”. Tavani ishte mbi 1.2 miliardë lekë ose rreth 11 milionë euro. Fituesi është shpallur thuajse shumë afër fondit limit me 1 miliard e 199 milionë lekë.

Por përse ky tender është i dyshimtë?

Faqja që monitoron procedurat e prokurimeve publike e ka kapur me flamur të kuq tenderin që i është dhënë Rrok Gjokës për arsye se ARRSH ka skualifikuar të gjitha ofertat e tjera.

Në garë ishin edhe katër kompani të tjera; “2 T”, “ALB- STAR”, “ALBAVIA” dhe bashkimi i operatorëve “KUPA & SIRETA 2F & ARB & TRANS-2010 & ALKO-IMPEX General Constuction”.

Dy prej kompanive që ishin në garë “ALBAVIA” dhe “ALB- STAR” ofertën e kishin më të vogël disa milionë lekë në krahasim me fituesin që shpalli ARRSH, por Evis Berberi tenderin ia ka besuar Gjokës.

Konkretisht “ALBAVIA” dha një ofertë rreth 127 milionë lekë ose rreth mbi një milionë euro më pak se kompania e Rrok Gjokës, por Berberi nuk e mori në konsideratë me argumentin se nuk përmbush kapacitetet teknike, kur në fakt pak ditë më parë kjo kompani fitoi një tender dyfish krahasuar me këtë, 2.2 miliardë lekë për rrugën Berat-Ballaban.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit