Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar të shpallur në kërkim që prej 23 dhjetorit pasi plagosi me thikë një polic gjatë një debate të lindur për arsye banale.
I kërkuari fshihej në Salou në komunitetin autonom spanjoll të Katalonjës, ku përdorte një identitet të rremë rumun.
Prania e tij në Katalonjë u raportua nga hetuesit e Domenico Condello në prill pasi kishin identifikuar isa gjurmë në kuadër të një hetimi tjetër të nisur në kryeqytet.
Ndaj të kërkuarit ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar.