Një situatë e pazakontë ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Në momentin që po shqyrtohen ankimi i partive politike për zgjedhjet e 14 Majit, relatori i çështjes që ishte duke u shqyrtuar në atë moment, Ledio Braho ndërpreu papritur seancën për të lëvizur makinat, sipas tij, për arsye se Policia Bashkiake kishte nisur të vendoste gjoba.
@5pyetjet.alE pazakontë! Ndërpritet seanca, anëtarët ikin me vrap: Erdhi policia…
Braho tha se gjobat po vendosen në një vend ku nuk vendosen, ndaj kërkoi pesë minuta pushim për të lëvizur makinat e parkuara, e për t’i dërguar diku tjetër. “Na duhet ta ndërpresim për pesë minuta seancën, sepse Policia Bashkiake po vendos gjoba në një vend ku nuk vendosen gjobat, kështu që, duhet të lëvizim makinat”, u shpreh Ledio Braho.