-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Saranda, në Kanada e Greqi, jeta e Thanas Bakos, bosit shqiptar që pastronte paratë e trafikantëve të drogës!

Kryesoret

Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako, 52 vjeç, nga Saranda, konsiderohet nga Europoli si një nga “peshqit e mëdhenj” të pastrimit të parave që rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Por në qytetin e tij të lindjes ai rezulton si një ndër shumë emigrantët që prej vitesh nuk shihen të vijnë apo duken në mjediset publike edhe pse kontaktet me botën e nëndheshme mund t’i kenë ende aktive.

Profili i 52-vjeçarit nuk është i panjohur për policinë lokale. Në fund të viteve ‘90 dhe fillim te viteve 2000 ai është konsideruar si personazh me lidhje të forta në Sarandë me trafikantë ndërkombëtarë droge kryesisht të marijuanës nga Shqipëria në Greqi. Megjithatë skedën penale e ka të pastër në Shqipëri.

Në vitin 1998 gjithsesi ai rezulton të jetë ndodhur në Kanada, ku rezulton bashkëaksioner me shtetasin Th. P nga Saranda, në kompaninë e investimeve “Quebec Inc.” e cila aktivitetin e saj e ka deri ne vitin 2012.

Bako më pas ka zhvilluar aktivitetin e tij në Greqi, por mesa duket, pa i shkëputur kurrë lidhjet me botën e krimit. Vitet e fundit Bako rezulton të jetë pronar i 99 % të aksioneve në një kompani Real Estate në Greqi.

Në pronësi të kësaj kompanie rezulton apartamenti luksoz i tij në Glifadha. Aty ku edhe ku arrestua si dhe disa apartamente të blera në Dafni dhe Ilioupoli. Përmes kësaj kompanie, ai rezulton se kryente pastrim të parave të karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda e Belgjika.

Sipas hetimeve të deritanishme, ai rezulton të ketë qarkulluar rreth 250 milionë euro brenda 10 muajve. Para këto të ardhura nga trafiku i drogës. Autoritetet holandeze kanë informuar homologët grekë.

Ata pasi e kanë ndjekur për 6 muaj Bakon, e kanë prangosur me qëllim ekstradimin në Holandë. Edhe pse sipas burimeve do i nënshtrohet edhe një hetimi në Greqi. Pasi ka dyshime edhe për pastrim parash në këtë shtet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit