-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE – Interpelanca për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, flet Zhupa

Kryesoret

Deputetja përgjegjëse për çështjet e arsimit dhe kulturës, Ina Zhupa, në fjalën e saj në seancën e sotme plenare, ku është kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi përsa i përket shkrirjes së Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Zhupa ka publikuar para deputetëve disa foto të ministres Kushi në një takim me kreun e kësaj Akademie, ndërsa përbri i thur lavde për punën e mirë të bërë.

Ndërkohë, ajo ka publikuar një tjetër foto të Skënder Gjinushit vite më parë kur ka qenë në krye të dikasterit të arsimit.

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike “mbledh” Kuvendin, Zhupa interpelancë me Kushin

Më tej, Zhupa publikoi edhe një audio të Skënder Gjinushit, kur fliste për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

“Në faqen zyrtare të ministres Kushi mund të shikoni dhe të gjeni foto të vetë asaj me kreun e Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke thurur lavde për të dhe punën e bërë nga ky institucion.

Skënder Gjinushi na bëka reformat në këtë vend. Pra, që ministër paskemi Skënder Gjinushin. Bëtë një VKM duke plotësuar dëshirat e Skënder Gjinushit.

Është njësoj sikur Akademia e Rendit të vijë dhe të thotë që unë dua të shkrihet Akademia e Arteve. Ju me këtë VKM shkelni kushtetutën, ligjet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj Ina Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit