-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e SPAK-ut/ Dakon e “fundosën” satelitët! Çfarë zbuluan pamjet?

Kryesoret

Të emëruar nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako të përllogarisnin kostot për të bërë projektin e zbatimit të një shëtitoreje bregdetare nga zona e Bërrylit deri në Currila, 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit u mblodhën me 11 shtator 2013 në qytetin bregdetar.

Projekti i zbatimit të shëtitores, i pagëzuar për të tingëlluar me gjasë më tërheqës si “Promenada Bregdetare dhe Plazhi publik nga Bërryli deri në Currila”, do bëhej për një sipërfaqe prej 2.04 hektarë.

Procesverbalet e mbajtura në mbledhje kanë të shënuar se komisioni mori për krahasim dy projekte të ngjashme. I pari e nxirrte vlerën e shëtitores në total 180.8 milionë lekë; ndersa i dyti, i cili i referohej punimeve të ngjashme në “Bulevardin Dyrrah”, kapte vlerën 337 milionë lekë.

Deri në këtë pikë llogaritë kanë funksionuar. Por kur grupit i duhej të përcaktonte vlerën e “projektit të zbatimit” që i takon të ishte sa 1.2 për qind e shumës totale të punimeve, Prokuroria e Posaçme thotë në fund të shifrave gjatë llogaritjes së për qindjes u shtua një zero. Kostoja e punës u rrit 10 herë.

“Vlera e tarifës së projektimit del 2,2 milionë lekë dhe jo 22 milionë lekë, pra është llogaritur më tepër”, shkruan SPAK në vendimin e Gjykatës së Posaçme që caktoi masën e sigurimit për ish-kryebashkiakun Dako dhe 3 anëtarët e komisionit.

Dako dhe Qehajaj, u ngarkuan me një akuzë të dytë për shpërdorim detyre, në një aferë që përfshin dheniën e një leje ndërtimi të parregullt,  që siç shprehet gjykata në masën e sigurimit, solli për pasojë “rrezikimin e jetës së banorëve” të një pallati 11 katësh në Durrës gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019. SPAK shkruan se shkelja në këtë rast ishte e dukshme edhe nga pamjet në satelitore të aplikacionit ‘Google Earth’…lexo ketu lajmin e plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit