Deputeti Ervin Salianji akuzoi se Lulzim Basha ka marrë peng Partinë Demokratike duke e dërguar drejt tretjes së bashku me vulën dhe logon.
“Fatet e individëve apo interesat, jo vetëm politike, por edhe ekonomike kanë bërë që PD, te pjesa e vulës, të mos ketë më parti. Nëse nuk do të ishte dhuna ndaj deputetëve dhe gazetarëve do të ishte si sherr në lagje mes të dehurve. Nuk është më parti politike.
Aty është një njeri që e ka marrë peng. Nuk është dorëhequr. Ishte kryetar me procedura, sikur di t’i bëjë vetë. Do të tretet bashkë me partinë dhe logon. U sekuestrua vula, sigla, paratë dhe të ardhurat. Aty ka më shumë pretendentë për kryetar partie sesa anëtarë” tha ai.
You must log in to post a comment.