Një sherr mes 3 të mitur është regjistruar pasditen e sotme në në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Mësohet se të rinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin ku nga plagët e marra njëri prej tyre ka përfunduar në spital.
Ndërkohë 2 të tjerët janë shoqëruar në komisariat. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.