-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 miliard Lekë pa garë! Beci firmos tenderin që “kopsiti” Bardh Spahia (Dokumentet)

Kryesoret

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci nisi punën në kryeqendrën e veriut me një fokus të veçantë dhe të vetëm për momentin, të paktën për sezonin e verës; pastrimin e qytetit në çdo cep. Refreni i socialistëve për papastërtinë që atakonin demokratët duhet të marrë fund sa më shpejt. Por gjithçka kalon nga tenderat.

Në datë 19 Qershor Beci u betua dhe shkoi në zyrë. Bardh Spahia e priti dhe i dorëzoi detyrën. Tre ditë pasi mori detyrën, kryetari i ri firmos një tender të dyshimtë të paraardhësit. Bëhet fjalë për shërbimin e pastrimit të zonës perëndimore të qytetit të Shkodrës. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit.

Procedura e prokurimit u hap në datë 22 Maj nga Bardh Spahia, 8 ditë pas disfatës në zgjedhjet lokale. Letrat i kopsiti administrata e Spahisë, por tenderin e firmosi kryetari i ri Benet Beci. Tenderi ka disa pikëpyetje. Vlera nuk është e vogël, por gati një miliard lekë (97 milionë të reja pa TVSH).

Në garë mori pjesë vetëm një kompani, Rej sh.p.k e Luan Kaprit. Oferta që paraqiti ishte gati kokë më kokë me limitin, 2 milionë më pak. Por pavarësisht kësaj Beci nuk hezitoi që të firmoste një tender me një vlerë kaq të madhe dhe një shtrirje për 3 vite pa garë, pasi kompania “Rej” ishte e vetme në këtë procedurë që mori pjesë.

Për këtë arsye, tenderi është kapur me flamur të kuq duke sinjalizuar se diçka nuk shkon në këtë procedurë, e cila mund të konsiderohet si nderi i fundit i kryetarit të ri për të vjetrin…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit