Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka udhëtuar për në Prishtinë ku ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një postim që ka shpërndarë në Facebook, deputeti shkruan se folën për situatën aktuale që është në veri të Kosovës dhe raportin me ndërkombëtarët.
“Një takim shumë i përzemërt dhe i rëndësishëm me Kryeministrin e Kosovës. Ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës, lufta e pandërprerë e Serbise për të mbajtur në krizë të vazhdueshme Kosovën dhe përpjekjet e qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve patriotë për të mos u nënshtruar ishin në qender të bisedës. Kurti po shfaq forcë, dinjitet. Shqipëria duhet të jetë me Kosovën. Partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pazëvendësueshëm” shkruan ai.