-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si në filma, del VIDEO e grabitjes së biznesmenit shqiptar në Mykonos

Kryesoret

Mediat Greke kanë publikuar videon e momentin të grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka në nëntorin e vitit të kaluar në Mykonos. Një grabitje si në filma, ku pesë autorët të maskuar e me armë zjarri futen në zyrën e kontraktorit dhe madje përleshen me biznesmenin shqiptar, e në fund i marrin një çantë me 40 mijë euro.

Gjatë grabitjes 41-vjeçari është përplasur me grabitësit shqiptarë, madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën, por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatori. Ndërkohë, dy prej autorëve Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho janë vënë në pranga rreth 1 javë më parë (25 qershor 2023) dhe ka qenë vetë biznesmeni shqiptar që ka arritur t’i identifikojë.

Ai i ka parë ata teksa ka qenë në një qendër tregtare dhe ka lajmëruar policinë. Edhe në këtë rast ata e kanë kërcënuar me armë biznesmenin shqiptar, madje i kanë marrë dhe celularin me qëllim që të mos e njoftonte shpejt policinë. Por pasi efektivët i kanë ndjekur për rreth 4 kilometra, ata kanë rënë në pranga.

Njëri prej agresorëve, Agustin Marku, u vu në pranga të nesërmen e grabitjes ndërsa dy të tjerët Enderik Skënderaj dhe Nedin Bylbyli, janë ende në kërkim. Ata e kanë kryer grabitjen pikërisht në ditën kur e dinin që ai do të shpërndante pagat për punonjësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit