Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Vlorë. Ka qenë një sherr brenda familjes që ka përfunduar me një të plagosur. 40-vjeçari me iniciale G.K. ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij, Rigert Dinen 30 vjeç duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” rreth orës 13:20. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar nga policia. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.