Një 37-vjeçare nga Moldavia, e cila ishte zhdukur tre ditë më parë në ishullin e Sofnos, Greqi, është gjetur e pajetë në një zonë të shkretë, në Kato Petali.
E reja kishte shkuar në Sifnos për të punuar gjatë stinës së verës, u gjet nga zjarrfikësit që morën pjesë në hetime së bashku me efektivë të policisë dhe vullnetarë.
Sipas asaj që shkuajnë mediet greke, autoritetet thanë se kjo nuk ishte hera e parë qe gruaja që jetonte në Athinë, zhdukej pa lënë gjurmë.
Deri më tani Policia ka përjashtuar mundësinë e një krimi, megjithatë pritet rezultatti i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.