-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Albini në botë tjetër”! Rama: Konjufca me mua qeshte, jashtë e mëson Kurti si të flasë

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë lëshoi fyerje në drejtim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha dje se raportet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit janë lënduar. Nga Podgorica, Rama tha se biseda ishte mjaft e mirë dje me Konjufcën dhe sipas tij, të tjera gjëra tha brenda dhe të tjera jashtë dhe për këtë gishtin e drejtoi te Albin Kurti që sipas tij kështu e ka orientuar të flasë përpara kamerave.

Me Glaukun kam kaluar aq më mirë sa nuk i kam bërë asnjë lëndim. Nuk mund të ankohet. Unë për vetë nuk dola aspak i lënduar, por dola i energjizuar pozitivisht. Sepse Glauku, të tjera gjëra gjashtë dhe të tjera brenda, por më mirë pyesni Albinin. Se ua thotë Albini. Unë kam bërë çmos deri në fund që të takohem me Albinin.

Ai ka arsyet e veta. Ai është në një tjetër botë dhe unë e respektoj botën ku ai është. Sikletin e asaj bote. Por bota ky jam unë është më e madhe, aleatët, partnerët dhe Albini është në një botë e mbyllur. Por respekt, gjithsesi. Secili duhet respektuar në hallin ku është. Takimi në Tiranë? Unë kam borxh ta ftoj dhe jo ta sjell.

Largqoftë të kindnapoj kryeministrin e Kosovës. E përfytyroni ta marr me zor në Tiranë. Ai është i ftuar si të gjithë dhe Brukselit i kam bërë të qartë, takim në Tiranë pa kryeministrin e Kosovës nuk ka. Por nuk e përjashtoj që të mos vijë. Por them që do të vijë. Por edhe nëse nuk vjen është e drejta e tij të mos vijë” tha ai

Gjithashtu Konjufca tha se drafti që ka propozuar Edi Rama përmban autonomi për serbët në veri, por edhe këtu Rama ishte i ashpër. “Unë me Glaukun kemi pasur një bisedë fantastike. Unë flisja, Glauku qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për Asociacionin.

Pse i tha ato fjalë jashtë, pyesni Albinin, jo Glaukun. Glauku nuk di cfarë është drafti, por di cfarë duhet të thotë para kamerave, pasi është konsultuar me Albinin. Së kështu funksionon demokracia në qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj, është vendi më demokratik në Ballkan siç thotë Albini” tha ai.

Kurti i mbylli derën! Rama: Nuk shkova të martohesha me Albinin! E pres në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit