-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i mbylli derën! Rama: Nuk shkova të martohesha me Albinin! E pres në Tiranë

Kryesoret

Nga Podgorica, ku takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Edi Rama e “thumboi” sërish kreun e ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti, që dje nuk e priti në takim duke i mbyllur derën. Rama tha se Albin Kurti nuk pranon që të trajtojë çështjet në veri të Kosovës duke biseduar, por i vetëm. Megjithatë, e ftoi që në mes të korrikut të vijë në Tiranë.

Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë shkova për të pasur takime si kryeministër i Shqipërisë. Në mënyrën më absolute nuk kam asnjë problem personal apo institucional. Kam vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar.

Kaq. Dhe këtë e përjetojmë ndryshe. Unë e përjetoj se duhet ta trajtojmë bashkë, Albini e trajton pa u ulur dhe biseduar. Unë nuk jam këtu për të bërë interpretime të natyrës psikologjike apo folklorike. Në takimin e Tiranës, pavarësisht se cili është qëndrimi i BE-së, për procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar.

Dëshiroj që të jemi të gjithë bashkë, të gjashtë, edhe nëse nuk duan ta ftojnë në vende të tjera. Në Tiranë është në shtëpinë e vet, madje mund të futet në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë” tha Rama.

Gazetarët nguluan sërish te nisma e Ballkanit të Hapur që u mbyll. “Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private, që unë e hapa dhe mbyll. Është një nismë e përbashkët e disa vendeve. Unë kam pasur privilegjin të jem pjesë. Dhe një menjëherë të kthehesha, prapë do ta hapja këtë inciativë. Thjeshtë kam shprehur opinionin tim” tha ai.

“Albini në botë tjetër”! Rama: Konjufca me mua qeshte, jashtë e mëson Kurti si të flasë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit