-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Numri i të rinjve të regjistruar të papunë, rritje vjetore me 8% në 3-mujorin e parë

Kryesoret

Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë në zyrat e punës ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vitit 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare.

Burimet administrative tregojnë se në tremujorin e parë u regjistruan si të papunë në zyrat e punës 17,988 persona të moshës 15-29 vjeç, rreth 1500 ose 8.7% më shumë se në janar-mars 2022.

Punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9-vjeçar, përbëjnë 56% të totalit të Pu.Pa-ve të regjistruar, ndërkohë që 14% e ofertave të punës janë për specialist me arsim të lartë, teknik të mesëm dhe nëpunës, 26% janë për zanatçinjtë dhe 29% për punonjësit e industrisë.

INSTAT raportoi si të punësuar mbi 71 mijë pensionistë në tremujorin e parë të cilët përbënin 15.6 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2022 numri i pensionistëve të punësuar u rrit me 17%.

Teksa popullsia në grup-moshat e reja po shënon rënie të shpejtë, në moshën më të vjetër ka rritje. Në janar të vitit 2023 mbi 454 mijë persona ishin mbi 64 vjeç me një rritje 3.4% në krahasim me vitin janarin 2022 dhe me rreh 17% në krahasim me janarin e vitit 2018.

Në fund të vitit 2022, INSTAT raportoi se 20% e burrave në moshë pensioni ishin të punësuar në raport me gratë pensioniste me vetëm 6.4% në punësim.Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit