-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Në celularin e Ahmetaj ka telefonata edhe me Ramën”, Bardhi në “5 Pyetjet”: Nuk ka shitje shokësh, por shkelje ligji në grup

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo deklaroi se, në celularin e sekuestruar të Ahmetajt, nuk mund të mos ketë telefonata edhe me Kryeministrin Rama.

Ai deklaroi më tej se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me shitje shokësh, por me shkelje ligji në grup dhe se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për aferën 430 milionë euroshe me inceneratorët.

“Në celularin e sekuestruar të Ahmetajt, përsa sa kohë ka komunikimin me Baftjar Zeqajn, me Mërtirin apo me Zoton, nuk mund të ketë pasur një telefon vetëm për ta dhe të mos ketë folur fare me Edi Ramën.  

Do të vazhdojnë komunikimet dhe negociatat edhe gjatë këtyre ditëve në vijim. Nuk është çështje shitje shokësh, por këta kanë shkelur ligjin të gjithë në grup. Ata kanë abuzuar 430 milion euro dhe do duhet të mbajnë përgjegjësi nga i pari tek i fundit.

Kur e pyeta kreun e SPAK se përse po vazhdon kaq gjatë ky hetim, në një kohë kur dosjet e inceneratorëve janë aty në letër, pretendimi ishte që përveç faktit që duhet vërtetuar shkelja e inceneratorëve, do duhet bërë një hetim më i plotë.”, tha Bardhi në studion e “5 Pyetjet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit