-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 milionë Euro! Gjykata mbyll brenda në qeli ish-kryetarin e bashkisë së PS-së

Kryesoret

Ish-kryebashkiaku socialist i Fushë Arrëzit Fran Tuci është lënë në burg pa afat me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Fran Tuci u arrestua 2 ditë më parë. Në arrest shtëpie do të hetohet administratori i Iballës Ndoc Marku dhe në kërkim u shpall Durim Markgjekaj, fadromist.

Gjithçka lidhet me hapjen e një segmenti të ri rrugor rural, të pa miratuar më parë nga autoritetet kompetente, nga ana e një shoqërie private.

Nga hetimet ka rezultuar se “në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor”.

Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit