-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktorët “paralizojnë” Hollywood-in, nisin grevën historike

Kryesoret

Aktorët e Hollivudit kanë njoftuar mbrëmjen e 13 korrikut se do t’i bashkohen një greve të skenaristëve, duke nisur atë që paraqet mbylljen më të madhe në industrinë e filmit që më shumë se 60 vjet.

Shoqëria e Aktorëve të Ekranit (SAG) po kërkon nga gjigantët e transmetimit që ata të pajtohen për një ndarje më të drejtë të fitimeve dhe për kushte më të mira pune.

Rreth 160.000 performues pritet të bëhen pjesë e grevës gjatë ditës. Kjo grevë bën që shumica dërrmuese e prodhimeve filmike dhe televizive në SHBA do të ndalen.

Yjet Cillian Murphy, Matt Damon dhe Emily Blunt lanë në gjysmë premierën e filmit të shumëpritur të regjisorit Christopher Nolan, “Openheimer”, në Londër mbrëmjen e 13 korrikut, pasi u shpall greva.

Greva e SAG fillon në mesnatë sipas kohës lokale të Los Anxhelosit, që në Kosovë i bie në orën 9 të mëngjesit. Protesta do të fillojë në mëngjes jashtë selisë qendrore të Netflixit në Kaliforni, përpara se të kalojë para selive të Paramount, Warner Bros dhe Disney.

Sindikata – e cila zyrtarisht njihet si Shoqata e Aktorëve të Ekranit dhe Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios, apo SAG-AFTRA – gjithashtu kërkon garanci që inteligjenca artificiale (AI) nuk do të përdoret për të zëvendësuar aktorët.

Grupi që përfaqëson studiot, Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit, ose AMPTP, e kritikoi vendimin./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit