-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Veri, Lajçak paralajmëron për takimin e ri Bislimi-Petkoviç

Kryesoret

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave.

Ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës – që përfundoi me marrëveshje Kosovë-BE, ku Kosova u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

Në vazhdimësi të këtij procesi, emisari i BE-së paralajmëroi një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel negociatorësh, Bislimi e Petar Petkoviç.

”Të dy i informova për situatën rajonale, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE. Të dy vendet janë partnerë të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e tyre në punën time dhe pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm”, shkroi Lajçak në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit