Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me pezullimin e fondeve të BE-së për bujqësinë.
Bardhi thotë se tashmë nuk ka më asnjë justifikim për kryeministrin Edi Rama, pasi është kapur nga BE në vjedhje.
“Është e papranueshme që fermerët e bujqit tanë punëtorë e të varfër, të ndëshkohen për hajdutërinë e qeverisë së Edi Ramës. Teksa nuk ju gjendet në krah, kjo qeveri u bën edhe më keq, duke ndaluar kështu një projekt jetik si IPARD, për shkak të vesit që Rama dhe të tijtë kanë për të vjedhur,” shkruan Bardhi.
“Pas këtij hetimi të BE, gjëja më normale do të ishte që drejtësia jonë të vinte para përgjegjësisë penale, Ministren e Bujqësisë, e cila para se të promovohej nga Rama ka qene shefe e AZHBR, direkt përgjegjëse për fondet bujare të BE që janë abuzuar këtu,” shton ai.