Autoritet italiane kanë arrestuar 5 pesë anëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit “Ferdinando d’Aragona” të ndarjes detare të Reggio Calabria pasi u zbulua se ishte e ngarkuar me 5.3 ton kokainë.
Sipas mediave italiane nga operacioni i Guardia di Finanza në pranga ka rënë edhe një shqiptar mes 5 anëtarëve të ekuipazhit.
Të arrestuarit janë shqiptari Elvis Lleshaj, 35 vjeç, italiani Vincenzo Catalano, 35 vjeç, tunizianët Kamel Thamlaoui, 53 vjeç dhe Sami Mejri, 48 vjeç, si dhe francezi Yanis Malik Bargas, 19 vjeç. Kjo sasi kokaine ishte nisur nga Kalabria.
Aksioni për kapjen në flagrancë e anijes me drogë nisi mbrëmë dhe përfshiu ndjekje me avionë dhe varka patrullimi, gjatë së cilës u identifikuan dhe u bllokuan dy anije.