Pasditen e sotme në bjeshkët e Doberdolit në Tropojë, një mjet tip “Foristrad” ka rënë në humnerë, nën drejtimin e 56-vjeçarit me inicialet S. A., banues në fshatin Berishë.
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar rëndë 56-vjeçari i cili është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.