-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në Krpas të Fierit zbret në terren Haki Çakon: Situata nën kontroll

Kryesoret

Drejtori i emergjencave civile Haki Çako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lafter Shehaj kanë zbritur sot në terren pas zjarrit të madh që përfshiu zonën e Krapsit ne Fier mesditën e sotme.

Në një prononcim për mediat Çako pohoi se situata e zjarreve është një emergjence kombëtare ndërkohë që të gjitha strukturat janë në gatishmëri te plote teksa ka theksuar se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Ai theksoi se e kanë situatën në kontroll.

“Është dita e katërt që flakët kanë përfshirë këtë zonë pyjore. Deri ditën e djeshme e kishim pothuajse në kontroll të plotë duke angazhuar të gjitha forcat. Kemi angazhuar FA, ndërhyrjen nga ajri me helikopter, janë angazhuar edhe vullnetarë e struktura të tjera. Perfekti i qarkut ka qenë në krye. Nuk kemi pasur mundësi që ta izolojmë në kohë për të reduktuar këtë dëm masiv që është shkaktuar në pyje. S’kemi pasur dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy banesa të braktisura. Jemi duke e vlerësuar situatën. Jemi të gjithë në këmbë. Është situatë që ka përfshirë të gjithë Europën, sot dita ka qenë kritike sa i takon temperaturave, kjo e ka favorizuar gjithë këtë zjarr. Theksojmë se e kemi në kontroll, vazhdon operacioni”, tha Çako.

Për prefektin Shehaj dita e sotme ka qenë edhe më kritike nga ditët e mëparshme pasi zjarri iu është afruar edhe banesave teksa ka pohuar se zjarri është shtrirë në një sipërfaqe të gjerë duke sjellë një dëm të konsiderueshëm.

Aktualisht në terren ndodhen 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë te cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll vatrat e vogla aktive pas ndërhyrjes nga ajri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit