-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës miraton pakon me sanksione ndaj Rusisë

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e 11-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë lidhur me luftën në Ukrainë, të propozuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Këshilli i Bashkimit Evropian e kishte miratuar pakon e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 23 qershor. Në këtë pako ishin zgjeruar disa kufizime të mëhershme dhe ishin shtuar disa dhjetëra entitete të reja në listën e sanksioneve.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës më 26 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria po plotëson vendimin për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare “në përputhje me masat e reja kufizuese të Bashkimit Evropian”.

Pas përshkrimit të pakos nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, qeveria e miratoi këtë pako në atë që Gërvalla e përshkroi si “dëshmi të fuqishme të përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe jo vetëm në rajonin tonë por në mbarë botën”.

“Kosova qëndron e palëkundur në krahë të partnerëve të saj, pra SHBA-së, Mbretësrisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian,” tha Gërvalla. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit