Nuk ka surpriza. Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë kërkesat e partneres, Erjola Hoxha dhe shoqes (Elda Dinaj) së ish-gruas Albina Mançka për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë. Dy vilat mbeten në sekuestro.
Sipas SPAK-ut, janë vendosur në formë të dyshimtë si përfitim nga dy bosët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Me kërkesë të SPAK-ut, ishte shkalla e parë që pranoi vendimin në fillim, që më pas u konfirmua nga Apeli dhe tani nga Gjykata e Lartë.
Një lajm i keq për ish-zv/ kryeministrin që ndodhet në arrati pas u shpall në kërkim nga SPAK si i përfshirë në gjashtë episode korrupsioni në dosjen voluminoze.
Avokatët e deputetit socialist deklaruan tre javë më parë se ndodhej në Angli, por zyrtarisht nuk dihet. Vetë Ahmetaj ka deklaruar se nuk do të dorëzohet.