-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhnin automjete në Maqedoninë e Veriut dhe i shisnin në Shqipëri, në pranga 4 persona

Kryesoret

Pas një hetimi 1-javor, policia në Pogradec ka vënë në pranga katër persona të akuzuar per vjedhje dhe transport të paligjshëm të mjeteve motorike nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Të arrestuarit janë një 21-vjeçar me inicialet A. R., banues në fshatin Rrajcë të Librazhdit; një 44-vjeçar me inicialet A. A., banues në Strugë të Maqedonisë së Veriut; një 19-vjeçar me inicialet L. D., dhe një 23-vjeçar me inicialet M. H., dy të fundit banues në fshatin Radokal të Pogradecit.

Sipas policisë, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi vidhnin mjete motorike në Maqedoninë e Veriut, i grumbullonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi.

Konkretisht, më datë 22.07.2023, këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar nga Maqedonia e Veriut, një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit ishte 21-vjeçari, sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga policia, ka tentuar të largohet dhe ka braktisur automjetin në afërsi të fshatit Radokal të Pogradecit.

Vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit