Mes 15 personave që SPAK firmosi urdhër arrestet është edhe Prek Kodra, i shpallur në kërkim nga policia. Në 24 orët e fundit nga kontrollet nuk është gjetur. Emri i tij është mjaft i njohur.
Në shtator të vitit të kaluar Prek Kodra doli në dokumentin e anti-Terrorit të Kosovës, i cili iu dërgua Gledis Nanos në vitin 2021. Në të thuhej se Kodra dyshohej se do të vriste Albin Kurtin dhe dy persona të tjerë në Kosovë.
E-maili i Gledis Nanos/ Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert i snajperit
Ndërkohë, në rrëfimin e tij të parë pas kësaj ngjarje, ai shprehej asokohe se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori. Kodra rrëfeu se nuk është snajperist, por një gjuetar prej vitesh të tëra.
Por emri i tij doli edhe tek dosja penale e vrasjes së Kastriot Reçit. Ngjarje kjo e ndodhur në Rrëshen në datën 7 janar 2020. Prek Kodra, nga viti 2020 ka qenë person i dyshuar si autor i mundshëm i ngjarjes. Sapo ka zbritur në Rinas në muajin korrik 2022 Prek Kodra është shoqëruar me qëllim marrjen e një kampioni ADN-je.
Nga testimi i profilit të ADN-së së Kodrës me profilin e ADN-së së sekuestruar në banesën nga u qëllua me snajper Kastriot Reçi, nuk u gjetën të dhëna përputhshmërie. E njëjta situatë ka dalë edhe me krahasimin e gjurmëve të gishtave. Ende nuk dihet zyrtarisht për çfarë akuzohet në dosjen e fundit.
15 urdhër-arrestet
-Behar Bajri
-Ervis Martinaj
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Ardit Hasanbenga
-Astmer Bilali
-Elion Hato
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Denis Brajoviç
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Barshyl Mavraj
-Arsat Bashli
Të arrestuar deri tani
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-S.T. i arrestuar në flagrancë
-N.F. i arrestuar në flagrancë
Në kërkim
-Behar Bajri
-Ervis Martinaj
-Elion Hato
-Denis Brajoviç
dhe 3 të tjerë