-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhen 4 atentate dhe vrasje! Roli i Ervis Martinajt dhe biznesmenit Gjoka

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze kanë kopsitur dosjen kundër ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ervis Martinajt dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të policisë në lidhje me vepra të rënda penale. Bëhet fjalë për katër episode që ka hetuar dhe dokumentuar SPAK-u me Byronë Kombëtare të Hetimit.

Katër episodet;

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së Gjin Boriçit ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut, ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e D. D., I. L. dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

15 urdhër-arrestet
-Behar Bajri
-Ervis Martinaj
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Ardit Hasanbenga
-Astmer Bilali
-Elion Hato
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Denis Brajoviç
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Barshyl Mavraj
-Arsat Bashli

Të arrestuar deri tani
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-S.T. i arrestuar në flagrancë
-N.F.  i arrestuar në flagrancë

Në kërkim
-Behar Bajri
-Ervis Martinaj
-Elion Hato
-Denis Brajoviç
dhe 3 të tjerë

Gjithashtu u miratua kërkesa për lejimin e kontrollit të 14 ambienteve të ndryshme. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambiente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoroheshin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit