Disa orë pasi kreu krimin, duke vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe më pas e hodhi në një gropë septike, policia e Korçës thotë se ka gjetur të vetëvrarë autorin, 55-vjeçarin Gjergj Mullalli.
Mësohet se ai është gjetur pa shenja jete në afërsi të fshatit Zëmblak, ku një ditë më parë ndodhi krimi i rëndë.
55-vjeçari sipas policisë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Luiza Mullallin mbrëmjen e djeshme dhe më pas e hodhi në një gropë të ujërave të zeza.
Ata ishin prindër të 3 fëmijëve dhe ishin në proces divorci.