-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Medvedev: Rusia do përdorë armë bërthamore nëse Ukraina ka sukses në kërcënimin e fundit

Kryesoret

Rusia mund të detyrohet të përdorë një armë bërthamore nëse kundërofensiva e Ukrainës ka sukses sipas zyrtarit të lartë rus Dmitry Medvedev.

“Vetëm imagjinoni që ofensiva, në të njëjtën kohë me NATO-n, pati sukses dhe përfundoi me marrjen e një pjese të tokës sonë.

Atëherë do të duhet të përdorim armë bërthamore në bazë të përcaktimeve të Dekretit Presidencial rus,” tha Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një postim në Telegram.

“Thjesht nuk do të kishte asnjë zgjidhje tjetër. Armiqtë tanë duhet t’u luten luftëtarëve tanë që të mos lejojnë që bota të përfshihet në flakët bërthamore,”shtoi ish-presidenti rus.

Medvedev, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ka pasur një ton luftarak gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës nga Moska, duke ngritur vazhdimisht spektrin e konfliktit bërthamor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit