-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keqpërdorte imazhet e fëmijëve, policia arreston gjermanin e kërkuar nga INTERPOL

Kryesoret

Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës më 2 gusht, ndaj të cilit Gjermania, përmes INTERPOL-it, kishte lëshuar urdhërrarest ndërkombëtar.

Policia tha se i arrestuari dyshohet për veprën penale të “keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi”.

Sipas njoftimit, arrestimi është kryer në Lipjan në orën 11:50. Ndaj tij, autoritetet gjyqësore kanë shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Policinë Kriminale, pasi dy herë ka dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.

Agjencisë Ndërkombëtare Policore (INTERPOL), që përveç bashkëpunimit policor, do t’i mundësonte Kosovës që të lëshonte edhe urdhërarreste ndërkombëtare.

Megjithatë, autoritetet bashkëpunojnë me këtë organizatë dhe në të kaluarën kanë kryer arrestime në bazë të urdhërarresteve të lëshuara nga INTERPOL-i. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit