Policia e Durrësit thotë se ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës, trupi i pajetë i të cilës u gjet poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës mëngjesin e 2 gushtit 2023.
Në kuadër të operacionit “Deluzion” u arrestuan shtetasit Aldo Ibrahimi, 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Ylli Grabovari,45 vjeç, banues në Durrës, të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim”
“Durrës: Finalizohet operacioni policor i koduar “Deluzion”, për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 32-vjeçares, e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme. Vranë me mjet prerës (thikë), 32-vjeçaren, pas një konflikti për motive të dobëta me të, në vendin ku u gjet trupi i pajetë, identifikohen në kohë rekord, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
“Ka plagë në trup”, policia identifikon vajzën e gjetur të pajetë në Durrës
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
U gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit, e reja mund të jetë vrarë në një tjetër vend
Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare).
Gjendet e vdekur një vajzë 20-30 vjeç poshtë Urës së Dajlanit
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren.
Ato akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.