Janë bërë publike pamjet e para nga përplasja me armë në Prishtinë, ku të plagosur mbetën 17 persona dhe humbi jetën një tjetër.
Përplasja e armatosur në Prishtinë, ndërron jetë një nga 17 të plagosurit
Në videon e publikuar nga mediat kosovare, në zonë shihen disa persona të lënduar të cilëve u jepet ndihmë nga bluzat e bardha.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra.
Përplasja masive me armë në Prishtinë, i dyshuari i kërkuar nga FBI /Emri
Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.