Policia e Rrogozhinës ka arrestuar një 41-vjeçar nga Elbasani pasi vodhi në Rrogozhinë, një shumë parash në një dyqan veglash pune.
Pas arrestimit të tij u krye edhe kontroll në banesën e 41-vjeçarit ku u gjet dhe u sekuestrua 2.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, fara të kësaj bime, fishekë luftarak dhe një shumë parash të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Gjithashtu u proceduan penalisht vëllai dhe motra e 41-vjeçarit, si dhe u shpall në kërkim një mik i të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.