Pasditen e kësaj të diele është zhvilluar një protestë në në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj i cili u arrestua në fund të korrikut.
Në protestë kanë dalë persona nga shoqata patriotike “Krahët e Shqiponjës”.
Me pankarta në duar në sheshin “Skënderbe” kanë kërkuar lirimin e Goxhajt. Në thirrjet e tyre ata janë shprehur se arrestimi i tij është i padrejtë dhe duket të lirohet. Ata më tje kanë kërkuar që ai të mos ekstradohet duke qenë se arrestimi i tij ka ardhur me kërkesë nga Haga.
“Shkoni në Serbi dhe kapni kriminelët serbë që kanë vrarë. Duam liri për Dritan Goxhaj”, është shprehur një qytetar.