-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO+EMRI/ Vrasja e tifozit grek, arrestohet autori i dyshuar, po udhëtonte drejt Tiranës

Kryesoret

Policia greke pas ndalimit të një autobus të linjës Athinë-Tiranë ka arrestuar një të ri kroat i dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan tifozin grek një ditë më parë në Athinë.

Mësohet se i arrestuari është 19-vjeçari kroat, Domagoj Pezer. Ai tentoi të largohet nga Greqia, por u ndalua në pikën e kufirit grek të Kakavijës.

Ai u prangos dhe para pak minutash u dërgua në drejtorinë e Policisë Janinë ku do të merret në pyetje.

Gjithashtu bëhet me dije se janë arrestuar edhe 7 kroatë të tjerë janë arrestuar në kufirin e Evzones me Maqedoninë Veriore, teksa në automjetin e tyre janë gjetur armë të ftohta dhe sende tifozësh të Dinamo Zagreb

Pas ngjarjes, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Ioanis Oikonomou ka urdhëruar largimin e menjëhershëm nga detyrat 7 oficerëve të policisë greke EL.AS.

Nga përleshjet e regjistrua mbrëmjen e së hënës u plagos rëndë 29-vjeçari grek Michalis Katsouris i cili ndërroi jetë.

Gjithashtu janë plagosur 8 persona të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Policia greke kreu 98 arrestime mes të cilëve edhe një shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit