-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për dhunë, 50-vjeçari shqiptar i lutet policisë: Më vrisni, nuk rri dot në…

Kryesoret

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna në Itali, pas masës së sigurisë arrest shtëpie. Atij i’u caktua masa arrest shtëpie si i akuzuar për dhunë në familje, pasi në muajin maj u padit nga bashkëshortja.

Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e policisë italiane, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.

Ai u bëri kërkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instinktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.

50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij, pavarësisht masës së sigurisë të 4 muajve më parë.

Kjo ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Republikës së Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit